Vuçiç: Prokuroria serbe të hetojë vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale January 16, 2018 - 13:37

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviç është një vepër terroriste, transmeton Zeri.info.

"Ky akt është terrorist për shtetin e Serbisë dhe ne do ta trajtojmë atë në përputhje me rrethanat", tha Vuçiç në një konferencë shtypi pas seancës së sigurisë kombëtare, përcjell zeri.info.

Vuciç tha se Prokuroria Serbe për Krimin e Organizuar do të fillojë hetimin paraprak dhe do të paraqes kërkesat për autoritetet e tjera kompetente, MUP-it, BIA-s dhe të tjerave. Ai shtoi se në mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar kanë rënë dakord “për t’i dërguar një letër EULEX-it dhe UNMIK-ut me kërkesën që autoritetet serbe të përfshihen në zbatimin e një hetimi në territorin e Kosovës dhe për shkak se jemi të bindur se pjesëmarrja e tyre do të thotë zbulim i së vërtetës rreth vrasjes”./Zeri