Tahiri i drejtohet KEDS-it për ndaljen e rrymës në Vushtrri

Aktuale January 16, 2018 - 12:52

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se sot i është drejtuar KEDS-it, për mungesën e energjisë elektrike në Vushtrri. Sipas tij, komuna me ditë të tëra është duke u ballafaquar me mungesën e energjisë elektrike.

Shkrimi i tij

Sot i jam drejtuar me shkresë zyrtare KEDS për mungesë të energjisë elektrike në Vushtrri!

Komuna e Vushtrrisë me ditë të tëra është duke u ballafaquar me mungesën e energjisë elektrike si në qytet ashtu edhe në disa fshatra. Ankesat e shumta të qytetarëve në adresë të Kryetarit të komunës janë pothuaja se të çdo ditshme pasi që në jetën e tyre të përditshme mungesa e energjisë elektrike iu krijohen probleme dhe vështirësi të shumta sidomos në ushtrimin e veprimtarive biznesore. Në mungesë të energjisë elektrike iu shkaktohen dëme të mëdha materiale në veçanti të mallrave në frigoriferë me përmasa më të mëdha.
Pres që KEDS të sillet me përgjegjësi brenda kuadrit ligjor në orfrimin e shërbimit për qytetarët që paguajnë rregullisht energjinë elektrike.