Familja e Ivanoviqit refuzon ta bëjë obduksionin në Prishtinë

Aktuale January 16, 2018 - 12:31

Kryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Olivier Ivanoviq është vrarë në Mitrovicën Veriore.

Ai dyshohet se është gjuajtur me pesë plumba nga një veturë në lëvizje afër zyrave të partisë.

Trupi i pa jetë i Ivanoviqit pritet të dërgohet për autopsi, njofton Klan Kosova.

Për vrasjen e tij kanë regaur edhe krerët më të lartë të shtetit, duke kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejtë.

Familja Ivanoviq është duke refuzuar ta dërgojë për obduksion në Prishtinë trupin e Oliver Ivanoviqit, përderisa një ekip i Institutit të Mjekësisë Ligjore po qëndron qe tri orë para spitalit atje.

Kështu merr vesh Klan Kosova nga burime të saj.