Nuk ka bisedime, delegacionet kthehen në shtëpi

Aktuale January 16, 2018 - 12:23

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, ka reaguar pas vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

“Ky ishte një akt kriminal dhe terrorist që duhet dhe do të ndëshkohet”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, edhe raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë i cili pritej të vazhdonte gjatë ditës së sotme është anuluar si shkak i vrasjes së Ivanoviqit.

Avni Arifi, udhëheqës i delegacionit për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar gjatë ditës së sotme për lajmi.net se është e vërtetë që pala serbe ka anuluar takimin, mirëpo pritet të shihet nëse këto bisedime do të vazhdojnë mes dy palëve.

Por nga Brukseli raportohet se Gjuriq ka thënë se delegacioni serb do të kthehet në Serbi pas kësaj ngjarje, duke lënë të kuptohet se sipas të gjitha gjasave këto bisedime nuk pritet të vazhdohen.