Bashkëshortja e Ivanoviqit: Dihet kush e ka bërë këtë

Aktuale January 16, 2018 - 12:17

Bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq, pas marrjes së lajmit për vrasjen e bashkëshortit të saj ka thënë se “dihet kush e ka bërë këtë, por ata që e kanë bërë këtë duhet ta dinë se kjo nuk do të kryhet aq lehtë”, shkruan gazeta serbe “Blic”.

Ndërsa avokati i tij Nebojsha Vllajiq ka thënë se Ivanoviq “duket se vdiq në vendin e ngjarjes. Sa dimë deri më tash, ai kishte pesë plagë”.

Sipas kësaj gazete u shti nga revolja me shurdhues (silanciator). Është shtënë disa herë. Gazeta thotë se ndaj Ivanoviqit nga largësia është shtënë pesë herë, e pastaj atentatori i është afruar dhe mbi të ka zbrazur edhe një plumb nga afërsia.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10 minuta është vrarë lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq. /Insajderi/