Mediat ndërkombëtare raportojnë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Aktuale January 16, 2018 - 12:00

Vrasja e liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq i cili jetonte në Mitrovicën e veriut është bërë lajm në mediat ndërkombëtare.

Ivanoviq u vra pranë selisë së zyrës së tij në mëngjesin e sotëm rreth orës 08: 10 minuta. Nga plagët e marra ai nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mediumi britanik “BBC” ka raportuar për vdekjen e Ivanoviqit dhe titulli i lajmit për vdekjen e tij është “Politikani serb në Kosovë Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje”, raporton Insajderi.

“Politikan i shquar serb në Kosovës, Oliver Ivanoviq, është qëlluar për vdekje jashtë zyrave të tij të partisë në veri të Mitrovicës, të drejtuar nga serbët”, shkruan ndër tjerash BBC.

Image

Po ashtu edhe mediumet prestigjioze si “Independent” dhe “The Telegraph”, kanë raportuar për vrasjen e e Ivanoviqit i cili ishte i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

“Independent“, shkruan se Policia e Kosovës, konfirmon për vrasjen e Oliver Ivanoviqit para zyrave të tij.

“64-vjeçari ishte një nga politikanët kryesorë në Kosovën veriore të mbizotëruar nga serbët, një ish-krahinë serbe, ku tensionet mbetën të larta një dekadë pasi shpalli pavarësinë”, shkruan “Independent”.

Image

Ndërsa “The Telegraph”, shkruan se “Politikani i shquar serb në Kosovës, Oliver Ivanoviç u vra nga një makinë lëvizëse”.

“Jam i informuar se ai u qëllua për vdekje në vend dhe përpjekjet për ta ringjallur atë në spitalin e Mitrovicës ishin të pasuksesshme”, ka thënë avokati Nebojsha Vlajic për AFP, shkruan “The Telegraph”.

Image

Oliver Ivanoviq ishte arrestuar në vitin 2014 nën akuzat për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1999 dhe 2000. /Insajderi.com