Gjuriç: Vrasja e Oliver Ivanoviçit është një akt terrorist

Aktuale January 16, 2018 - 11:52

Kryetari i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç, tha se vrasja e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë në këtë mëngjes është një veprim kriminal dhe terrorist që nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar, transmeton 'Zëri.info'. 

"Kjo është një përpjekje për të shtyrë popullin serb në Kosovë në kaos, ky është një sulm ndaj të gjithë popullit serb që ta shtyjë drejt konfliktit", tha Gjuriç para gazetarëve në Bruksel.

Ai tha se në ditët e kaluara serbët ishin "kërcënuar me luftë dhe nuk pa ndonjë reagim nga bashkësia ndërkombëtare". "Kushdo që qëndron prapa kësaj, qoftë kriminelë shqiptarë apo serbë, duhet të ndëshkohen", tha Gjuriç./Zeri/