Thaçi dënon vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale January 16, 2018 - 11:39

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviq, duke u bërë thirrje kështu organeve të rendit që ta ndriçojnë sa më pare këtë rast, transmeton "Zeri.info".

“E dënoj fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare "Liri, Demokraci, Drejtësi" në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.

"I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë. Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje“, ka shkruar ai