Azem Syla : Unë kam qenë numër një në UÇK

Aktuale January 16, 2018 - 10:45

Ish-komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla është sjell nga paraburgimi në Gjykatën Themelore të Gjakovës i shoqëruar nga policia, për të dëshmuar në gjyqin ndaj Fatmir Limajt i cili akuzohet për krime lufte.

Syla qysh ne fillim të dëshmisë së tij tha se për periudhën e funksionimit te UÇK-së, mund të thuhet se ai ka qenë numri 1 në UÇK, raporton Gazeta Express.

Në këtë seancë, përveç Sylës, si dëshmitarë janë të ftuar edhe Sokol Dobruna, që kishte udhëhequr me Gjykatën Ushtarake të UCK-së, e Naim Maloku, një prej eprorëve të UCK-së.