Detaje të reja nga vrasja e Oliver Ivanoviç

Aktuale January 16, 2018 - 10:25

Sulmuesit e panjohur e qëlluan për vdekje Oliver Ivanoviçin këtë mëngjes në Mitrovicë. Lideri i Iniciativës Qytetare "Serbia, Demokracia dhe Drejtësia" Oliver Ivanoviç u vra nga të shtënat ndaj tij në Mitrovicë këtë mëngjes rreth orës 8.15.

Drejt Ivanoviçit thuhet se u qëllua me armë derisa ai po hynte në ambientet e partisë së tij. Sipas informatave jozyrtare, Ivanoviç pas sulmit u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Mitrovicës, por pa shenja të jetës. Ndihma urgjente u thirr nga një fqinjë që kishte shkuar për të blerë bukë aty pranë vendit të incidentit, raportojnë mediat serbe, transmeton 'Zëri.info'.

Sipas njoftimit të Ksenija Bozovic nga GI SDP, policia gjeti tre predha para zyrës. Një njeri i panjohur qëlloi me pistoletë në drejtim të tij. Mësohet jozyrtarisht, megjithatë, se 4 predha u gjetën në vendin e ngjarjes, se arma kishte një shurdhues dhe se u qëllua nga një makinë në lëvizje.

Jo larg nga vendi i ngjarjes, u gjet një makinë e djegur "Opel astra", me të cilën vrasësi ka të ngjarë të ishte larguar dhe më pas i vuri zjarrin për të mbuluar gjurmët. E gjithë Mitrovica është nën një bllokadë të fortë policore dhe qytetarët, veçanërisht serbët, janë jashtëzakonisht të shqetësuar./Zeri/Image Image