Pas plagosjes me armë zjarri, vdes Oliver Ivanoviq

Aktuale January 16, 2018 - 09:34

Lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" SDP në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP. Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Derisa Gazeta Metro raportoi se Oliver Ivanovic, i dyshuar dhe gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës, është vrarë para pak minutash në pjesën e Mitrovicës ku jetonte.

Burime të gazetës kanë treguar se ai ka marrë 4 plumba në një atentat të organizuar, ndërkaq ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e MItrovicës në veri.