Ymeri lëshon mbledhjen e VV-së, ja cka thotë

Aktuale January 15, 2018 - 21:52

Visar Ymeri ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka dalur nga mbledhja që po mbahet në selinë qendrore të Vetëvendosje me ç’rast është shprehur pesimist lidhur me ndryshimin e qëndrimeve dhe përshtypjeve të anëtarëve të kësaj partie raporton “Zeri.info”.

"Sot e patëm një mbledhje në të cilën diskutuam për zhvillimet e fundit. Nuk është se ka pas ndonjë përparim edhe pse ka mbetur që formalisht të vazhdoj përsëri mbledhja", tha ai.

Sipas Ymerit ato probleme që janë ngrit në publik qëndrojnë, por ka edhe nga ato probleme të cilat sipas tij publiku nuk i ka dëgjuar.

“Sot nuk pash ndonjë vullnet që të bisedojmë për të ardhmen e organizatës. Në këtë fazë do duhej që secili të heq dorë nga vetja për hir të organizatës”, theksoi Ymeri.

Ai gjithashtu tha që cdo gjë ka mbetur e hapur dhe Vetëvendosje do të  vazhdojë këto diskutime ditëve në vijim.

“Sot nuk jemi dakorduar dhe nuk e di se a do të dakordohemi më tutje”, tha ndër të tjerash Ymeri. /Zëri/