A janë penduar të dorëhequrit nga VV-ja? Përgjigjet Konjufca

Aktuale January 15, 2018 - 20:58

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur para mediave për zhvillimet brenda takimit mes lidershipit të VV-së, si përpjekje e radhës për të zgjidhur problemet e brendshme në parti.

Konjufca, kur u pyet nga gazetarët se a ka ndonjë të “penduar” në parti lidhur me zhvillimet e fundit, tha se nuk dëshiron të flasë me kategori të tilla.

“Nuk do të kisha folë me këso kategori për Lëvizjen Vetëvendosje. Në Vetëvendosje s’ka të penduar, të dënuar e kështu”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së deklaroi se është më optimist se para dhjetë ditësh për zgjidhjen e krizës në VV.