Konjufca deklarohet për mbledhjen e VV-së

Aktuale January 15, 2018 - 20:51

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca përmes një deklarate të shkurtër për media ka bërë të ditur se pika kryesore e diskutimin në mbledhjen e sotme të Vetëvendosjes ishte versioni i të dorëhequrve për situatën në të cilën Vetëvendosje po kalon raporton “ Zeri.info”.

“Pika e diskutimit ishte versioni i të dorëhequrve për situatën në të cilën po kalon VV, e kemi dëgjuar secilin veç e veç kemi folur secili nga 10 minuta për atë edhe na morri kohë më shumë”, është shprehur Konjufca.

I pyetur se a ka përafrime mes të dorëhequrve dhe grupit tjetër, Konjufca tha se tani është më optimist sesa para 10 ditëve.

“Unë jam tash më optimist sesa kam qenë para 10 ditësh”, u përgjigj shkurt ai. Ai gjithashtu bëri të ditur se mbledhja nuk ka përfunduar dhe do të vazhdojnë përsëri në orën 21:00.

Sa i përket qëndrimeve të Vetëvendosjes si Grup Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, sidomos për çështjet si Gjykata Speciale dhe Demarkacioni, Konjufca ka thënë se pret që të kenë qëndrime të dakorduara dhe të harmonizuara./Zëri/