Veseli: Serbia mos të provon të kthehet, më nuk do ndalemi deri në Nish

Aktuale January 15, 2018 - 20:35

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një fjalim të mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, ka thënë se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare, pa drejtësi për Reçakun.

“Masakra e Reçakut është turpi i drejtësisë ndërkombëtare", është shprehur ai.

"Janari është muaj i dhimbjeve të mëdha, fshatit të Reçakut të martirizuar për lirinë e Kosovës. Vitet po kalojnë por kujtimi dhe përmasat e asaj dite nuk do të harrohen kurrë", ka thënë Veseli. 

“Beteja e drejtësisë për Reçakun nuk ka përfunduar", ka deklaruar kreu i Kuvendit.

"Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish. Ky vend do të qëndrojë i lirë i pavarur dhe sovran. Çdo cenim do të marrë përgjigjen e merituar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka thënë Veseli. /Express/