Walker: Klasa politike e dalë nga lufta të largohet

Aktuale January 15, 2018 - 20:11

Miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, William Walker, është shprehur i zhgënjyer me gjendjen aktuale në Kosovë.

Walker vlerësoi që gjërat nuk janë duke ndryshuar përderisa theksoi nevojën për një gjeneratë të re të udhëheqësve politik.

“Aktualisht klasa politike që udhëheq vendin ka dalë nga lufta, përderisa tani është koha që ky shtet të ketë një gjeneratë të re të udhëheqësve politik”

“Të gjithë theksojnë se dëshirojnë ndryshimin, por unë ndryshimin nuk po e shoh” deklaroi Walker në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Walker theksoi që duke u bazuar edhe në eksperiencat e vendeve të ndryshme, udhëheqësia e dalë nga lufta ka tendencë që të mos jetë adekuate për një mandat të gjatë.

Si alternativë për Walker është Lëvizja Vetëvendosje