Kuvendi i ofron ndihmë ish-kryeministrit Mustafa

Aktuale January 15, 2018 - 19:46

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Isa Mustafa, njofton 'Zëri.info'. 

Veseli tha se do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e Mustafa.

‘Kadri Veseli për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Isa Mustafa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Kuvendi i Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa. Kryeparlamentari Veseli uron shërim sa më të shpejtë për z. Mustafa dhe kthim sa më parë në familje dhe punë’, thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. /Zëri