Vushtrria me orë të tëra pa rrymë

Aktuale January 15, 2018 - 19:26

Për më shumë se dy orë e gjithë i gjithë qyteti e Vushtrrisë ka mbetur pa rrymë, raporton 'Zëri.info'. 

I kontaktuar nga Zëri, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se KEDS është duke bërë maksimumin për furnizim me energji elektrike. Buzhala tha se furnizimi me energji elektrike është i varur nga prodhimi i KEK-ut dhe kjo ndërprerje nuk ka qenë e planifikuar.

“KEDS po bënë maksimumin për të furnizuar konsumatorët me energji elektrike. Por, është shumë i varur nga prodhimi prej KEK-u, për të cilin jemi në dijeni që nuk ka qenë brenda suazave të planifikuara”, ka treguar Buzhala për ‘Zëri.info’.