UP angazhon profesorë vizitorë nga Anglia

Aktuale January 15, 2018 - 13:29

Senati i UP-së ka marrë vendim që të angazhojë profesorë  vizitorë nga Universiteti i Staffordshire në Angli në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik për vitin akademik 2017/2018, transmeton Kallxo.com.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema përgëzoi dekanët për angazhim të personelit akademik nga universitetet botërore.

“E çmoj këtë praktikë të dekanëve për rritjen e cilësisë së fakulteteve”, tha Demaj.

Gjatë kësaj mbledhje u votua edhe shpallja e konkursit për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për semestrin veror të vitit akademik 2017/2018 në njësitë akademike që kanë nevojë.