Senati refuzon avancimin e bashkëshortes së Bujar Dugollit
Aktuale
January 15, 2018 - 13:17
Mimoza Dugolli ka marrë 19 vota kundër avancimit të saj në gradën e ‘profesorit asistent’, kurse shtatë kanë votuar pro, dhe shtatë senatorë kanë abstenuar.
Ajo është profesoreshë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe është gruaja e dekanit të Filozofikut, Bujar Dugolli.
Rron Gjinovci nga organizata ORCA, e cila merret me monitorimin e punës së UP-së, çmon votat kundër të shumicës së senatorëve nga parlamenti studentor, shumicës së senatorëve dhe qëndrimin parimor të menaxhmentit të UP-së, raporton Insajderi. /ZERI/