Ja kush e bashkoi Vetëvendosjen!

Aktuale January 15, 2018 - 12:49

Në kuadër të nismës së Vitit të Skënderbeut, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, forumi i krijuesve të artit të Prishtinës, ka promovuar triologjinë e Avni Deharit “Gjergjat në drita përkrenaresh”, përkatësisht romanet “Dragoi”, “Udhëkryqi” dhe “Flakadanët e lirisë”, transmeton Klan Kosova.

Në këtë promovim po marrin pjesë edhe deputetët e aktivistët e Vetëvendosjes.

Problemet e brendshme që janë shfaqur së fundmi në këtë parti nuk i ndaluan Albin Kurtin, Dardan Molliqajn, Fisnik Ismailin, Xhelal Sveçlën, Glauk Konjufcën e tjë tjerë që të bashkohen në promovimin e librit të Avni Deharit, babait të aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Autori i librit, Dehari ka thënë që këtë  trilogji ua kushton djemve të tij, Arbnor dhe Astrit Dehari të cilët sipas tij vdiqën në rrethana të errëta.