Isa Mustafa mbërrin në Gjermani

Aktuale January 15, 2018 - 12:42

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është dërguar sot në Stuttgart të Gjermanisë ku do të shtrihet në njërin prej spitaleve në këtë qytet për tu kuruar pas paraqitjes së një problemi shëndetësor.

Aeroambulanca e ardhur në mëngjes nga Austria, e mori Mustafën në aeroportin e Prishtinës ndërsa në orën 12:30 minuta e njëjta ateroi në aeroportin e Stuttgartit.

Nuk dihet se sa kohë do të qëndroi Mustafa në Gjermani, por këshilltarët e tij kanë thënë sot për Indeksonline se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar.