UP-ja do të mbajë mbledhje komemorative për profesorin Çapriqi

Aktuale January 15, 2018 - 12:21

Universiteti i Prishtinës do të mbajë mbledhje komemorative për poetin dhe profesorin Basri Çapriqi.

Mbledhja do të mbahet të martën në Fakultetin e Filologjisë nga ora 10:00.

Poeti Çapriqi do të varroset në Prishtinë, nesër në orën 14:30.

Ai ndërroi jetë të dielën, në moshën 58-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai për një kohë ishte trajtuar në Turqi, ndërsa para pak ditësh ishte shtrirë në Spitalin Amerikan në Kosovë, ku edhe ka ndërruar jetë,. /ZERI/