Veseli: Mos të provojë Serbia të kthehet në Kosovë

Aktuale January 15, 2018 - 11:31

 Kryeparlamentari, Kadri Veseli, në Akademinë Përkujtimore të Masakrës se Reçakut tha se Serbia kurr më nuk do të kthehet në Kosovë, raporton Zeri.info.

"Kurrë më Serbia nuk do të kthehet në Kosovë. Mos të provoj të kthehet se nuk do të ndalemi deri në Nish. UÇK nuk është thjeshtë organizatë ë djeshme. Është edhe sot. Ne kurr sdo ta harrojm Reçakun dhe sdo të ndalemi kurr duke kërkuar drejtësi", tha ai.

Veseli shtoi se nuk ka drejtësi ndërkombëtare kur nuk vihet drejtësia në Kosovë./Zëri.