Mustafa niset për shërim në Gjermani

Aktuale January 15, 2018 - 11:18

Isa Mustafa para pak minutave është nisur për shërim në Gjermani

Fluturimin e avionit brenda të cilit ndodhet Mustafa e kanë konfirmuar për Gazetën Express zyrtarë të aeroportit të Prishtinës. 

Express merr vesh se ish-kryeministri është i shoqëruar nga vëllai i tij dhe djali. 

Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, do t’i duhet të shkojë në një qendër rehabilitimi për fizioterapi në Gjermani, pas gati një jave qëndrimi i shtrirë në një spital privat në Prishtinë. 

Atij do t’i duhet për t’u kuruar nga një grip sezonal, por që ka prekur me gjasë rëndë shëndetin e tij.

Megjithatë, gjendja shëndetësore e liderit opozitar është pak më serioze – sesa një grip i zakonshëm sezonal. Gazeta Express ka mësuar se ish-kryeministri nuk është në rrezik jete, mirëpo, për shkak të trajtimit me vonesë të gripit, gjendja shëndetësore i është komplikuar seriozisht. 

Sipas burimeve të gazetës, mjekët dyshojnë se kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome”.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. 

Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindromë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.