Osmani: Demarkacioni t'i kaloj Kryesisë pa rekomandim

Aktuale January 15, 2018 - 10:08

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, ka propozuar që Kryesisë së Kuvendit çështja e Demarkacionit ti dërgohet pa rekomandim, raporton "Zeri.info".

“Sa i përket procesit në Prokurori kjo do të ndikonte shumë në votën e deputetëve. Në bazë të vendimit të Prokurorisë do të binte njëri apo tjetri raport. Unë kam shpresa që mund të ketë përgjigje para se të vendoset në Kuvend. Po pajtohem sepse s’ka ndonjë efekt të madh rekomandimi ynë. Unë po propozoj që t’ia përcjellim Kryesisë dhe ajo vendos se kur kjo çështje vendoset në rend të ditës", ka thënë ajo, raporton "Zëri".

Osmani ka hedhur në votim çështjen e dërgimit apo jo me rekomandim tek Kryesia e Kuvendit mirëpo votat ishin 5 pro dhe 5 kundër.

Pro dërgimit me rekomandim kanë votuar Aida Derguti, Dukagjin Gorani, Zafir Berisha, Time Kadrijaj dhe Visar Ymeri. /ZËRI/