Demarkacioni me Malin e Zi sot në Komisionin për Punë të Jashtme
Aktuale
January 15, 2018 - 08:15
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot fillon sesionin e ri me mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, diasporë dhe investime strategjike, ku do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Takimi do të mbahet në ora 9:30, në sallën S-1.
Përndryshe, Kuvendi njoftoi se të hënën do të mbahet edhe mbledhja e kryesisë, por më vonë u njoftua se ajo do të mbahet të mërkurën.