Ja kur nis gjysmëvjetori i dytë

Aktuale January 14, 2018 - 20:51

Nesër nis procesi i rregullt mësimor në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Kosovës.

Sindikalistët thanë se tani për tani, kanë hequr dorë nga grevat.

15 janari do të shënojë ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë të mësimit nëpër të gjitha shkollat e Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga Ministria e Arsimit.

Gjithashtu janë hequr edhe dilemat se mund të ketë greva të mësimdhënësve.

Kryetari i BSPK-së, Avni Hajdini, kritikon vendimin e qeverisë për rritje pagash prej vetëm 4 për qind.

Por thotë se humbja e mësimit nuk i shkon për shtati askujt. /KlanKosova/