Zbulohet se cila do të jetë tema e diskutimit në Bruksel

Aktuale January 14, 2018 - 18:38

Dialogu teknik Beograd-Prishtinë do të vazhdojë të martën dhe temat e diskutimit në radhë të parë do të jenë marrëveshjet e pafinalizuara nga ‘Traktati i Brukselit’- formimi i komunave me shumicë serbe dhe energjia serbe.

Kështu shkruan Tanjug, duke iu referuar burimeve nga Brukseli.

Sipas medies në fjalë, qëllimi i këtij takimi është dinamika e rindërtimit të dialogut në mënyrë që të bëjë një seksion të zbatimit të marrëveshjeve të arritura tashmë, transmeton lajmi.net.

Së pari do të diskutohet për formimin e komunave me shumicë serbe e cila për Serbinë është shtyllë kurrizore e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit.

Çështje tjetër që do të hapet e cila për BE-në është e ‘papërshtatshme’, është një marrëveshje në fushën e energjisë.

“Fokusi është vendosur tashmë në një fazë të re të dialogut, po ashtu  dialogut të brendshëm në Serbi, shtetet anëtare duan të shohin sa ka pasur përparim në fazën e parë”, thonë burimet diplomatike në Bruksel për Tanjug.