Mjerimi në hekurudhat e Kosovës

Aktuale January 14, 2018 - 10:55

Hekurudhat e Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme infrastrukturore Hekurudhat gati janë bërë të pakalueshme për shkak se treni lëvizë rrallë e në disa nuk lëviz fare.

Pamjet në vazhdim janë  nga hekurudha, e cila kalon nëpër fshatin Druar të komunës së Vushtrrisë, që është në një gjendje jo të mirë.

Aty tash e sa kohë nuk funksionon treni, semafori, ndërsa për ndalesa elektrike që ndalojnë lëvizjen e veturave, as që bëhet fjalë.

Në njërën anë është edhe objekti që shfrytëzohej si stacion për udhëtarët, por që sot është gati i rrënuar, edhe pse në anën tjetër ndodhet një vend i destinuar për stacion, i cili po ashtu nuk është në funksion. /21Media/