Në Pediatri dy fëmijë në një shtrat (Video)

Aktuale January 13, 2018 - 20:28

Në repartin e pediatrisë nuk ka shtretër të mjaftueshëm për fëmijët të cilët gripi ju ka shkaktuar komplikacione.

Në një shtrat po qëndrojnë 2 fëmijë, madje edhe prindërit e tyre.

Një nënë tjetër thotë se gjatë natës fëmija ju rrëzua në tokë.

Këtë e pohon edhe vet Doktoresha Arbnore Batalli, e cila thotë se këto ditë është vërejtur një shtim numrit të pacientëve.

Sipas saj, kjo po ndodh si shkak i ndotjes së ajrit.

Kujtojmë se në Prishtinë, ditëve të fundit, ndotja e ajrit ka kaluar qdo kufi të normales.