Aktuale

A është e “vjedhur” edhe logoja tjetër e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës? /FOTO

A është e “vjedhur” edhe logoja tjetër e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës? /FOTO
13 janar 2018 • 20 : 10

Për shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës janë bërë përgatitje të mëdha. Ndër përgatitjet është edhe përzgjedhja e logos zyrtare për këtë jubile që do të përdorët nëpër dokumente, festime, dekorata, etj.

Megjithatë, logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një agjenci turistike në Gjermani. Pas debatit që u bë për atë logoja, presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër.

Mirëpo, po del që edhe logoja e re është afër plagjiatit ose e tëra plagjiat, shkruan lajmi.net.

Kjo logo i ngjan asaj të Kongresit të partisë shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në kongresin temat të BDI-së të mbajt para gati tri vjetësh në Shkup ishte përdorur kjo logo që i ngjan shumë në koncept dhe realizim logos zyrtare të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ngjashmëria është vërejtur nga Besnik Kada, i cili i ka postuar të dyja logot në llogarinë e tij në Facebook.

Vlerësojeni vet lexues të nderuar…

Image
Image

Image

Image

Image

 

© zëri.info