Një vit nga ndalimi i hyrjes në Kosovë të trenit serb që gati sa nuk provokoi konflikt të armatosur

Aktuale January 13, 2018 - 18:32

Një vit më parë, më 14 janar të vitit 2017 një tren i nisur nga Serbia me mbishkrimin “Kosova është Serbi” ishte ndalur të hynte në Kosovë.

Treni që po vinte nga Serbia, dhe që po sillte përveq mesazhit nacionalist dhe trazira të mundshme në Kosovë, ishte ndalur në Rashkë të Serbisë, pa hyrë në Kosovë, nga atëherë Kryeministri Serb Aleksander Vuciç, transmeton lajmi.net.

Një vit më vonë, sic shihet edhe nga fotografitë, slloganet, fotografitë dhe afresket që paraqisnin manastiret e Serbisë , dhe që mbulonin enterierin e trenit, janë dëmtuar.

E gjitha kjo punë e “Trenit që nuk erdhi kurrë” ju kushtoi Serbëve rreth gjysmë miliona denar Serb.

Treni, që u bo më i përfoluri i botës politike dhe mediave, gjatë vitit të kaluar u bë kërcënim për paqen në Kosovë e Ballkan, në shkurt filloi qarkullimin e tij në destinacionet Kraljevë dhe Jagodinë, e deri në Beograd, dhe më pas u u rikthye deri në destinacionin final, duke u vënë në harresë.

Aso kohe në tren ishin gazetarë si dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në atë kohë, Misa Vasiç.

Pas disa orëve ndalimi në Rashkë, treni u rikthye në Beograd dhe nuk shkoj në Mitrovicë.

Aleksander Vucic kishte thënë që urdhërin për ndalimin e trenit e kishte dhënë që t’i parandalonte humbjen e jetëve të njerëzve dhe konfliktin në përmasa më të mëdha, duke i akuzuar autoritetet e Prishtinës se ata tentuat të prishin shinat e trenit që dërgonin në Mitrovicë.

Disa ditë pas incidentit askush nga zyrtarët Serbë nuk dha informacione se kush vendosi të dekoronte trenin me shkrimin “Kosova është Serbi” dhe motivet me Manastiret Serbe.

Gjithsesi, nga mediat serbe është raportuar se vendimin për këtë qështje e kishte sjellë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe pagesa ishte bërë nga Komuna e Zvecanit.

Image