Aktuale

LB për Avni Arifin: Shefi i ri i bisedimeve të vjetra

LB për Avni Arifin: Shefi i ri i bisedimeve të vjetra
13 janar 2018 • 16 : 12

Vendimi i Kryeministrit Haradinaj për emërimin e Avni Arifit si shef të bisedimeve me Serbinë nuk ka asnjë kuptim tjetër logjik përveç vazhdimit të pakuptimtë të bisedimeve me Serbinë.

Kështu ka vlerësuar Lëvizja për Bashkim përmes një reagimi për media lidhur.

“Ka kohë që i gjithë opinioni kosovar pothuajse në formë plebishitare është pajtuar se forma e deritashme e bisedimeve me Serbinë ka qenë e gabuar dhe e pafrytshme. Andaj, hapi që do të duhej pritur nga qeveria e Kosovës ka qenë një analizë e gjithanshme e bisedimeve dhe ndryshimi i rrjedhës së tyre , e jo emërimi i një shefi të ri i bisedimeve të vjetra”, thuhet në reagim.

Sipas LB, nga ky emërim, jo vetëm që nuk do të dalë asgjë e mirë për Kosovën, por Kosova do të vazhdojë të rrugëtojë verbërisht në këtë çështje kaq të rëndësishme për të ardhmen e saj.

“Pa një platformë të qartë e të diskutuar gjerësisht nga krejt spektri politik, Kosova nuk ka pse t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë”, thuhet në fund të reagimit.

© zëri.info