Në tubimin e Vetëvendosjes, nuk marrin pjesë grupi anti-Kurti

Aktuale January 13, 2018 - 15:25

Ka nisur tubimi i Vetëvendosjes, në të cilin kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie Albin Kurti do të shpalosë platformën e tij.

Në këtë tubim i cili po mbahet në ‘Sallën e Kuqe’, të Pallatit të Rinisë, nuk janë parë asnjë nga anëtarët e kësaj partie të cilët janë dalë kundër Kurtit.

As Shpend Ahmeti i cili deri më tani nuk ka marrë anë nuk është në këtë tubim. Ai sot ka njoftuar se gjendet në një vizitë në Tiranë.

Në këtë po merr pjesë ushtruesi i detyrës së sekretarit, Ismajl Kurteshi, anëtari i kryesisë Hdyajet Hyseni, deputet Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Ali Lajçi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e të tjerë. /Lajmi/

Image 
Image