Albin Kurti sot prezanton platformën e tij udhëheqëse në ''Vetëvendosje''

Aktuale January 13, 2018 - 08:10

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjën Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, sot prezanton platformën e tij.

Prezantimi do të bëhet në “Sallën e Kuqe”, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.

Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes do të mbahen më 21 janar, ndërkaq Albin Kurti duhet të marrë mbi 50 për qind të votave për tu bërë kryetar i këtij subjekti.