Ministri shkarkon anëtarët e MASHT-it në bordin e UP-së
Aktuale
January 12, 2018 - 22:15
Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se ka shkarkuar katër anëtarët e MASHT-it në Bordin e UP-së.
Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha për KALLXO.com se ka shkarkuar katër anëtarët e kësaj ministrie në Bordin e Universitetit të Prishtinës.
“Po, janë shkarku vetëm anëtarët e Bordit të UP-së që emërohen nga MASHT-i, ndërsa për anëtarë tjerë të emëruar nga universiteti vendosin ata”, tha ministri Shyqiri Bytyqi.
Ministria e Arsimit i kishte emëruar anëtarët e saj në Bordin e UP-së në shkurt të vitit 2016.
Anëtarë të këtij bordi nga MASHT-i ishin emëruar atëherë Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.