Agjencia Kundër Korrupsion detyron edhe Labinot Tahirin të heqë dorë nga bizneset

Aktuale January 12, 2018 - 16:37


Agjencia Kundër Korrupsion kishte filluar hetimin ndaj deputetit të AKR-së Labinot Tahiri me dyshimin për konflikt interesi.

Sipas këtij institucioni gjatë zhvillimit të procedurës identifikuese të rastit, është vërejtur se Tahiri figuron si person i autorizuar në dy biznese private “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, kjo situatë paraqet konflikt të mundshëm interesi dhe mospajtueshmëri në ushtrimin e funksionit publik.

AKK ka kërkuar nga deputeti Labinot Tahiri që të heqë dorë nga njëra prej pozitave.

LEXO EDHE: AKK detyron ministrin Ismaili të heq dorë nga 'Bon Vivanti'

Pas kësaj kërkese Tahiri ka hequr dorë nga bizneset.

Këtë veprim të tij, sipas AKK-së e ka dëshmuar me dokumentacionet nga Agjensia e Regjistrimit të Bizneseve se nuk është më person i autorizuar në bizneset private “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

“Duke hequr dorë nga përgjegjësitë dhe të drejtat e fundionit si person i autorizuar në bizneset private janë krijuar rrethana të reja dhe është shmangur gjendja e mundshme e konfliktit të interest dhe papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Image

Image