Rriten pagat për 4 për qind

Aktuale January 12, 2018 - 15:26

Është aprovuar propozim vendimi për rritjen e pagave për të gjitha kategorite e të punesuarve që marrin paga nga buxheti i Republikës se Kosovës në nivelin 4% mbi pagen bazë duke filluar nga 1 janari, raporton "Zeri.info".

Ministri i financave Bedri Hamza tha se kjo rritje po bëhet në përputhje me rritjen ekonomike.

"Kjo rritje po bëhet në përputhje me rritjen ekonomike dhe e ftojë Qeverinë ta aprovoje rritjen e pagave për 4%", ka thënë ai.

Ndërkohë kryeministri Haradinaj tha se rritje të tilla do të ketë herë pas here.

"Këtu nuk bëjmë pjesë ne që i kemi rrit pagat më herët.  Në cdo etap do të mbajmë vëmendjen tek rritja e pagave", ka thënë ai./ZERI