Haxhiu: Ky është kushti i Molliqajt

Aktuale January 11, 2018 - 23:08

Deputetja e Vetëvendosjes , Albulena Haxhiu në emsionin Click në RTV 21, deklaroi se deputeti tjetër i këtij subjekti politik Dardan Molliqaj e ka kushtëzuar prezencën e tij në Vetëvendosje me moskandidimin e Albin Kurtit për kryetar.

“Për shembull, Dardan Molliqaj ma ka thënë vet mu se kushti i tij për të qenë në Vetëvendosje është mos me kandidu Albini, unë e kam kundërshtu edhe atë ditë kur kam pasur diksutime me Dardanin, mirëpo të tjerët nuk mund të them që e kanë të njëjtin”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se Dardan Molliqaj ka dhënë dorëheqje nga posti pozita e Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga pozitat e tyre dhanë dorëheqje edhe anëtarët si Visar Ymeri, Shqipe Pantina e të tjerë.