Selmanaj: Thaçi, Veseli e Haradinaj ishin skenaristët e ‘dramës’ për Specialen (Video)

Aktuale January 11, 2018 - 21:20

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në “Debat D” në RTV Dukagjini ka folur për dramën që u zhvillua javë më parë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Rreth kësaj ngjarje, Selmanaj ka thënë se mbrapa qëndron Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

“Unë u pajtova veq me titullin e kolumnes së kryepalramentarit. Ishte në dramë me një skenarë të përgatitur mirë, skenarist ishin tre atë natë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj dhe kjo është për të ardhur keq se si bartësit e tri institucioneve kryesore në Kosovë hynë në një aventurë të rrezikshme antishtetërore”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka shtuar se kjo aventurë ishte kundër interesave të shtetit të Kosovës, por që fatmirësisht u ndal. /Telegrafi/