'Deputeti që e ka vrarë Enver Malokun s’është LDK as VV'

Aktuale January 11, 2018 - 16:14

Gazetari Bajrush Morina i është kundërpërgjigjur deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka lidhur me pretendimet se kush mund të jenë vrasësit e aktivistit të LDK-së, Enver Maloku, raporton 'Zëri.info'

Morina së pari tha se vrasësi i Malokut është deputet në Kuvendin e Kosovës, por ia nuk ia përmendi emrin. Morina më pas tha, që ai 'deputet' dyshohet bashkë me gruan e tij që kanë vrarë Enver Malokun.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Morinës:

Milaim Zeka Ia huqe keq!

Une nuk besoj se ti e di se ne cilin deputet kam aluduar une, por qe me ta fshi krejt prej mendjes tende aludim tend te gabuar atehere po te them se deputeti per te cilin une dyshoj se ka dore ne vrasjen e Enver Malokut nuk eshte as nga LDK -ja e as nga Vetevendosja!