Krasniqi: Albin Kurti më quajti idiot pasi ia postova një foto me familjen

Aktuale January 11, 2018 - 13:49

Në letrën për dorëheqjen e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti Frashër Krasniqi ka përmendur një prej rasteve mbi raportet e tij me ish-liderin e kësaj partie, Albin Kurtin.

Frashër Krasniqi kujton se Kurti përmes një e-maili e kishte quajtur atë idiot pasi që ai, ia kishte postuar një foto me familjet e tij në faqen zyrtare të kësaj Lëvizje, shkruan ‘Zëri.info’.

“Nuk pendohem as për momentet e këqija si ajo kur sa isha drejtues i Sekretariatit për Media, Albin Kurti më dërgoi e-mail ku më quajti “idiot” vetëm ngase në faqen e Lëvizjes ia publikova, për të mirën e tij, një foto me familjen e vet – të cilën megjithatë, më vonë ai vetë e përdori për fushatë elektorale. Ia fala dhe nuk pendohem, edhe indiferencën ndaj padrejtësisë që na u bë nga pushteti që na akuzoi e dënoi për terrorizëm”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi”. /ZËRI/

Më poshtë mund të shikoni fotografin për të cilën është lartëcekur! Image