Serbia do të dërgojë 460 dëshmitarë në Gjykatën Speciale

Aktuale January 11, 2018 - 13:37


Këshilli për Kosovën në Parlamentin e Serbisë ka formuar një grup punues i cili ka filluar bashkëpunimin me Gjykatën Speciale të formuar në Kosovë, si dhe me Prokurorin David Schwendiman.

“Të gjitha dëshmitë për krimet e kryera në Kosovë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë mbledhur dhe ato i janë dërguar prokurorit. Ne posedojmë edhe fotografi të krimeve të cilat janë kryer”, tha Milovan Drecun, kryesues i Këshillit Për Kosovës në Parlamentin e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ky grup punues ka prezantuar edhe dëshmitë bazuar në krimet e kryera, duke thënë që më shumë se 460 dëshmitarë janë intervistuar në Serbi dhe janë të gatshëm të dëshmojnë në Gjykatën Speciale për Krime në Kosovë. /Lajmi.net/