Morina: Vrasës të Enver Malokut janë një deputet dhe bashkëshortja e tij

Aktuale January 11, 2018 - 12:35

Gazetari Bajrush Morina ka bërë një postim me rastin e përvjetorit të 19’të të vrasjes së veprimtarit të LDK dhe gazetarit Enver Maloku. Morina pretendon se e di kush janë vrasësit e Malokut, edhe pse nuk ka përmendur emra.

Ai ka shkruar megjithatë se personat që kanë vrarë Malokun në vitin 1999 janë një deputet i Kuvendit të Kosovës  dhe bashkëshortja e tij.

Sipas tij, këta dy persona duhet të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë për t’u gjykuar në Gjykatën Speciale.

LUTJA IME PER DITEN E SOTME!

Ne pervjetorin e 19 te vrasjes se intelektualit te guximshem Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur per ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!

Kush jane ata e dijne me se miri:

- Zoti, i qofshim fale atij!

- Shpirti i Enver Malokut, e

- Dy te dyshuarit per kete vrasje!