'Dikujt po i pengon që të zbardhet vrasja e Malokut dhe anëtarëve tjerë të vrarë LDK-së'

Aktuale January 11, 2018 - 12:14

Anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe veprimtarë të tjerë të kësaj partie, në përkujtim të vrasjsë së tij të para 19 viteve, kanë bërë sot homazhe tek lapidari i aktivistit të vrarë të kësaj partie, Enver Maloku, raporton ‘Zëri.info’.

Ismet Beqiri nga LDK ka thënë se si parti nuk do të ndalen së kërkuari që të zbardhën vrasjet e pas luftës. Ai tha po ashtu, se dikujt po i pengon që të zbardhet vrasja e Malokut dhe të tjerëve por është shprehur i bindur se së shpejti pritët që të zbardhet vrasja e Malokut. 

“Organet e drejtësisë e kanë për obligim t’i zbardhin këto raste dhe nuk do të rreshtim së kërkuari që të zbardhet vrasja e Enverit, aktivistëve të LDK-së dhe të gjitha vrasjet që janë bërë në Kosovë. Po besojmë që nuk do të jetë larg dita kur do zbardhet vrasja e Malokut. Besojmë që dikujt i ka pengu të zbardhet vrasja e Malokut por edhe anëtarëve të tjerë të vrarë LDK-së”, u shpreh Beqiri.

Vajza e veprimtarit Maloku dhe njëherësh deputete nga LDK, Doruntina Maloku tha se Qeveria po ia lë duart e lira Prokurorisë që t’i hetoj vrasjes që kanë ndodhur në Kosovë.

‘Përveç që janë 19 vite dhimbje, krenarie, pritje dhe padrejtësi, këto janë vite që Qeveria të ia lë duart e lira Prokurorisë që t’i hetoj dhe t’i trajtoj vrasjet e gjatë dhe pas luftës’, tha Maloku.

Enver Maloku, ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës. Ai u vra më 11 janar 1999, në afërsi të banesës së tij në Prishtinë./ZëriImage 

Image 
Image 
Image 
Image
Image 
Image
Image 
Image