Dhëndrri i Astrit Deharit për VV: Çështje e juaja ndarja, na lini rehat

Aktuale January 10, 2018 - 23:32

Çështjet me të cilat po përballet Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë që disa anëtarë të saj të thirren në vënien e drejtësisë për Astrit Deharin.

Kjo për anëtarë të familjes së Deharit është parë si lojë politike.

Njëri nga personat që ka reaguar është edhe dhëndrri i Astrit Deharit, Izeir Islami. Ai ka kërkuar që Astriti të lihet rehat dhe të mos bëhen kalkulime politike në emër të tij, shkruan Indeksonline.

Ky është komenti i tij i plotë:

Ju VV mund të ndaheni por edhe të mos ndaheni, ai është problem i juaji.

Por, pak si të jeni njerëz e pak në qoft se e keni patur shokë Astritin lejeni rahat. Mos kalkuloni edhe në ndarje me emrin e tij!

Mjaftueshëm kanë vuajtur të gjithë nga ajo familje më shumë se 60 vite, por qe besa mjaftueshëm mu kanë traumatizuar edhe Lumi e Blini për dajën Astrit.

Lenani rahat!!!

Para pak orësh të njëjtën kërkesë e ka shprehur edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi. Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk duhet ta përmend emrin e Astrit Deharit për çështje politike.Image