'Kosova në pranverë do të shkojë në zgjedhje'
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se në pranverën e këtij viti vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Kjo qeveri s’ka kredibilitet ta drejtojë vendin”.
“Agjenda për Ballkanin Perëndimor është më me rëndësi se agjendat e partive politike. Po marrim shuplaka fytyrës për shkak të budallallëkut të njerëzve që drejtojnë Kosovën”, ka thënë Deda në emisionin Info Magazine.
Deda ka thënë se qeveria e drejtuar nga Haradinaj nuk mund të ekzistojë nëse humb përkrahjen e Perëndimit.
“Këta janë dëmtuar shumë, varet si do të sillen karshi demarkacionit. Kur të drejtosh shtetin kredibiliteti dhe besueshmëria janë pjesë bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kur del nga binarët bëhesh burim i krizës”.
“Lidershipi i Kosovës, jo vetëm qeveria është bërë burim i krizës”, ka shtuar ai ndër të tjera.