Aresyetimi i Shpend Ahmetit pasi largimit nga mbledhja

Aktuale January 10, 2018 - 18:13

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është larguar i pari nga mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje që ka filluar pas orës 15:00.

Ahmeti, largimin e tij e ka arsyetuar me një takim tjetër të mundshëm, njëjtë sikur ka bërë edhe herëve tjera.

Shpend Ahmeti po ashtu, duke u larguar ka thënë se në mbledhje të Kryesisë është diskutuar edhe për dorëheqjet e shumta në Vetëvendosje, duke përfshirë edhe dorëheqjen e sotme të Driton Çaushit.

Ahmeti ka thënë se në këtë takim është folur edhe për mundësinë e një mbledhje të përbashkët të Kryesisë së VV-së me Grupin Parlamentar.