Zeka për Vetëvendosjen: E hëngrën njëri-tjetrin në fund

Aktuale January 10, 2018 - 17:11

Për dorëheqjet në Vetëvendosje ka reaguar së fundmi edhe deputeti nga radhët e partisë “Nisma për Kosovën”, Milaim Zeka, raporton ‘Zëri.info’.

Për këto dorëheqje, Zeka ka thënë se nuk i vije mirë për siç e ka quajtur ai një shkatërrim kaq të shpejt të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për më tepër, për dorëheqjen e sotme të anëtarit Driton Çaushit, Zeka ka thënë se vetëm një thënje e tij tregon gjithçka.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Zekës:

Shkoi edhe Driton Çaushi nga VV-ja

Nuk me vjen mire per nje shkaterrim kaq te shpejte te LVV.

Vetem nje thanje e Dritonit thote gjitheçka per kete Levizje: - Mu turren pse guxova te takoja Aida Dergutin...!!!

Kurr nuk e kuptojsha pse keta njerez, jo te gjithe, nuk folshin me ne ne Parlament?! Pse na shikonin çakaravt?! Pse dojshin me na hanger me dhambe?!

Ne fund e hangren njeritjetrin...!!!